Kontrolli i qasjes

Kontrolli i qasjes mundëson lëvizjen e lirë të personave të autorizuar dhe ndihmon në parandalimin e humbjes së materialit, gjësendeve personale dhe aseteve të biznesit dhe në të njëjtën kohë rrit nivelin e sigurisë së punonjësve dhe mbronë informacionet e ndjeshme. Të gjitha bizneset kanë asete- pronë, informacione dhe njerëz që ju duhet mbrojtja.

Instalimi i një sistemi për kontroll të qasjes në derën kryesore, ndërtesë apo portë shton siguri të madhe, dhe përdorimi i biometrikës për sisteme të avansuara siguron që qasja në ndërtesë dhe njerëzit e saj është e sigurtë në të gjitha nivelet ” Biometrika gjithashtu ofron edhe mundësinë e lidhjes me sisteme të kohës dhe vijueshmërisë, duke ofruar kështu raporte të vlefshme për zona specifike kontrolli.

“ Kontrolli elektronik i qasjes është mënyra më efikase dhe e besueshme për të siguruar këto zona. ”

"Rojet e Nderit"

Sistemet për menaxhim të ndërtesës (BMS) ju mundësojnë të monitoroni se sa njerëz përdorin një zonë specifike që ju sigurojnë se pastrimi dhe shërbimet e tjera i përshtaten përdorimit. Njerëzve që ju lejohen qasje në këto zona mund të përdorin token apo një numër PIN varësisht nga sistemi i instaluar i sigurisë. Vetëm njerëzit e autorizuar do të kenë qasje në këto zona.