Mborjtje e afërt fizike

Rojet e Nderit në mënyrë efektive integrojnë një gamë të gjërë burimesh dhe ekspertize për të ofruar zgjidhje unike që tejkalojnë pritjet dhe nevojat e konsumatorëve tanë. Qëllimi jonë është të ofrojmë pako për mbrojtje të afërt që i përshtatet nevojave ideale të biznesit tuaj. Nevojat e klientit janë faktori kryesor në përpjekjet tonë për përsosmëri, dhe jemi krenarë për punën dhe veprimtarinë me të cilën merremi.

Ne udhëhiqemi nga dëshira për një botë më të sigurtë- që reflektohet në tërë qasjen tonë për secilin veprim. Profesionistët tanë kanë qasje në objektet më moderne të trajnimit, skuadrat për menaxhimin e detyrave, si dhe burimet inovative të përkrahjes për të ofruar zgjidhje të klasit botëror.

“ Ne mund të koordinojmë një gamë të gjërë shërbimesh për të ju asistuar me kërkesat e biznesit tuaj, që janë të dizajnuara në mënyrë specifike për nevojat tuaja. ”

"Rojet e Nderit"

Kjo përfshinë përdorimin e Liderëve të Skuadrës si dhe operativët e dedikuar të mbrojtjes së afërt, të pajisur me një mori shërbimesh të përkrahjes, për të ju ofruar zgjidhjen e më të mirë dhe ekonomike.

Stafi jonë i dedikuar i përmahet në mënyrë strikte vlerave dhe protokoleve personale- mes të cilave janë integriteti, pjekuria, respekti, inovacioni dhe përshtatshëria. Të gjithë operativët janë të përzgjedhur për të ju siguruar që kërkesat tuaja të plotësohen e madje edhe të tejkalohen.

SHOFERË TË SIGURTË

Ne gjithashtu mund të ju ofrojmë operativë të trajnuar në mënyrë speciale me metodat dhe teknikat më të fundit të vozitjes. Gjithashtu ofrojmë edhe makina të dizajnuara për të ju përshtatur nevojave tuaja. Aktualisht posedojmë me një gamë të gjërë makinash prestigjioze dhe modeste.

MBROJTJE REZIDENCIALE

Ne ofrojmë konsulencë dhe mbrojtje fizike për të mbajtur rezidencën tuaj të sigurtë dhe të mbrojtur gjatë gjithë kohës. Shërbimi ynë vlerëson të metat e sigurisë në rezidencën tuaj dhe zhvillojmë medota se si t’i ndreqim ato në mënyrë efektive. Për më tutje, mund të caktojmë një skuadër të trajnuar për të ruajtur rezidencën tuaj.

- Disponojmë me teknologji monitorimi dhe alarme moderne (të operuara nga profesionistë të trajnuar)

- Sisteme të sigurisë të dizajnuara dhe të përshtatura

- Shërbim 24 orësh monitorimi

PERSONELI I DISPONUESHËM

I tërë personeli jonë duhet të kaloj një proces strikt rekrutimi që përfshinë kontrollin e aktiviteteve që nga shkolla e mesme. Kur të pranohen, atyre gjithashtu u kërkohet që të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale që lidhen me industrinë e mbrojtjes së afërt. Kompania jonë ndihmon në ofromin e zhvillimit të përmendur duke ofruar programe të dalluara trajnimi përmes qendrës sonë të licensuar të trajnimit.