SHËRBIMET ATM

Ju dëshironi që makinat tuaja ATM të jenë plotësisht funksionale. Dëshironi të dhëna të sakta në kohë reale. Dëshironi të minimizoni inventarin e keshit. Nëse keni rrjet të madh, ju gjithashtu do të dëshironit një ofrues shërbimesh me një mbulim të gjërë gjeograik. Dhe gjithashtu dëshironi një linjë të pastër komunikimi për nevojat tuaja specifike. Kompania jonë në mënyrë unike plotëson të gjitha këto nevoja.

Rimbushja dhe vendosja e parave kesh

Profesionistët tanë mund të trajnohen për të përdorur të gjitha modelet ATM. Shpeshtësia e rimbushjes caktohet sipas nevojave tuaja; por megjithatë, ne ofrojmë planifikim të parasë kesh si dhe shërbime menaxhimi për të ju ndihmuar të reduktoni inventarin si dhe të minimizoni rrezikun e mungesës së keshit. Sipas nevojës, ne gjithashtu ofrojmë edhe shërbime emergjente të rimbushjes. Pas çdo rimbushjeje, ne balansojmë makinat tuaja dhe jua komunikojmë këtë informacion menjëherë.

“ Ne udhëhiqemi nga një ekip menaxhuese e përgjegjjshme dhe mjaft me përvojë dhe ekspertizë për të identifikuar rreziqet, kujdesin dhe integritetin në të cilin mund të mbështeteni. ”

"Rojet e Nderit"

Marrja dhe procesimi i depozitave

Shërbimi i nevojave të një rrjeti të madh ATM-sh kërkon përvojë transporti dhe procesimi. Marrja e depozitave është vetëm hapi i parë. Ne jemi të përkushtuar që të ofrojmë metoda më të shpejta dhe më të sakta të procesimit të depozitave që konsiderojnë ciklin më të gjërë të procesimit për të ulur koston e transportit. Një shembull i tillë është kontrolli dhe aftësia jonë e procesimit që përmirësojnë efiçencën e përgjithshme të procesimit të depozitave.